Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran është prononcuar për median gjermane “L’Unione Sarda German”, ndërsa ka folur edhe për Shqipërinë, sikurse planet për të ardhmen. Futbolli po fiton popullaritet në Shqipëri? Ka disa lojtarë interesantë, shumë prej të cilëve luajnë në Serie A dhe Serie B. Po mendoj për lojtarë si Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Berisha, Shpendi dhe vetë Sherri.
Pastaj janë mjediset sportive. Shoh rritje të ndjeshme jo vetëm në qendrën të stërvitjes, por edhe në Tiranë e qytete të tjera. Cilat janë synimet tuaja te Shqipëria? Për momentin, po përqendrohemi te Liga e Kombeve, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. E përsëris: Kemi një bazë të mirë dhe mund të krijojmë një vend për veten tonë menjëherë.
Maran e mori drejtimin e Shqipërisë më 19 maj, ndërsa pasoi Sylvinhon. Kontrata e 63-vjeçarit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
