Zhegrova flet pas golit ndaj Chelseat: I lumtur, falënderoj gjithë

0%

Skuadra e Juventusit sot shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore. Golin e fitores e shënoi ylli kosovar, Edon Zhegrova. Ky ishte goli i parë i Zhegrovës me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur dhe falënderues për gjithë ata që e kanë përkrahur. “Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen.

Jam shumë i lumtur për çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe për golin tim sot. I jam shumë falënderues ekipit për punën fantastike dhe shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi” , ka thënë Zhegrova pas golit të shënuar ndaj Chelseat Kujtojmë që Zhegrova kishte qysh nga muaji nëntor i vitit 2024 pa shënuar gol në të gjitha kompeticionet, si me skuadër – ashtu edhe me Kombëtare.

Burimi: Bota Sot