Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në

0%

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka keqpërdorur një investim në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për veprimet e dyshimta të të arrestuarit.

Sipas dyshimeve të ngritura, personi ka keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke i shkaktuar atij dëm financiar prej rreth gjysmë milioni euro. Rasti është iniciuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com