Remzi Ejupi tregon se çfarë i tha Baresi për Edon Zhegrovën

0%

Ish presidenti i klubit të futbollit, Remzi Ejupi, ka treguar një detaj për legjendën e futbollit italian, Franco Baresi, se çfarë i tha për Edon Zhegrovën. Legjenda e Milanit, Franco Baresi, ka ndërruar jetë me 31 korrik të këtij viti. Ejupi përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook, ka kujtuar takimin me Baresin. “Këto ditë bota e futbollit e humbi një legjendë të saj.

Franco Baresi nuk është më fizikisht në këtë botë, por vepra dhe gjurmët që i la ai, nuk do të shuhen e as harrohen kurrë. Një njeri i thjeshtë, kokulur e modest, përkundër madhështisë së tij. Kështu do ta kujtoj kapitenin legjendar italian, të cilit e pata fatin t’i bëja konak për dy javë në Prishtinë para pak më shumë se 10 vjetësh, kur e organizonim “Milan Junior Camp Kosova”.

Në atë kohë i patëm mbledhur në këtë kamp mbi 300 fëmijë pa pagesë, ndërsa e kishim nderin dhe privilegjin që në vendin tonë ta kishim edhe mbrojtësin e dikurshëm Baresi, i cili e përfaqësonte klubin e Milanit. Një njeri pozitiv, i buzëqeshur, i dijshëm e komunikativ, i cili na jepte këshilla për të ardhmen që po na priste pas daljes nga izolimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte pikërisht ai, të cilit i kishte rënë në sy Edon Zhegrova, i cili kishte aftësi të jashtëzakonshme. Franco Baresi më tha: ‘Ruajeni këtë djalë, është pasuri kombëtare.’ Tash po e shohim që Baresi kishte të drejt, pasi Zhegrova vërtet është bërë pasuri kombëtare, që duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

Krahas legjendave të tjerë të futbollit si Franz Beckenbauer, Roberto Carlos e të tjerët, të cilët i pritëm në Kosovë në kohëra të vështira, edhe vizita e Baresit ishte historike për vendin tonë. Ai nuk hezitoi të na vinte, atëherë kur kishim më së shumti nevojë, për promovim dhe për njohje ndërkombëtare. Lamtumirë Franco Baresi, një mik i Kosovës dhe i shqiptarëve.

Pusho në paqe, legjendë!”, ka shkruar Ejupi.

Burimi: Bota Sot