Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit e Abdixhikut

0%

Nga: Rinesa Qorri Shpërndaje në: Ka përfunduar sërish pa marrëveshje takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Kurti e Abdixhiku janë takuar pas mbledhjes që pati Grupi Parlamentar i LDK-së. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje.

Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit. Ky është takimi i dytë i Kurtit e Abdixhikut brenda dy ditëve. Edhe takimi treorësh i të martës nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve.

Edhe Arbëri 20 pri 2026 S’ka marrëveshje për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve Megjithatë, të dy udhëheqësit kanë lënë të hapur mundësinë e diskutimit për të ardhmen. Kurti ka thënë se ka interesim për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku u shpreh se LDK-ja synon “balancë institucionale” ku një parti nuk i mban të gjitha postet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet nesër në orën .

Burimi: Koha