Mbi gjysmë ore pritje në kufi për dalje nga vendi

0%

Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës po regjistrohen në dalje nga vendi, ku në disa raste udhëtarët po përballen me kolona dhe vonesa. Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë , pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 30 minuta , ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra .

Në pikën Merdarë , pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta , ndërsa në hyrje rreth 3 deri në 5 minuta . Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë , ku për dalje udhëtarët po presin deri në 25 minuta , me kolonë rreth 200 metra . Në Hani i Elezit , pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 10 minuta , ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra .

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe kryesisht variojnë nga 3 deri në 10 minuta . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com