Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli pas fitores në Hong Kong. Juventusi vazhdon të mos njohë humbjen në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore. Pas një barazimi dhe tri fitoreve, bardhezinjtë fituan me rezultat 1:0 edhe ndaj Chelseat në Hong Kong. Goli i Edon Zhegrovës, pas asistimit të Kenan Yildizit, vendosi ndeshjen në favor të Juventusit.
“Skuadra e drejtuar nga Spalletti zhvilloi një paraqitje të mirë, duke u dhënë shumë pak raste kundërshtarëve. Ajo ende nuk ka pësuar asnjë gol në këto miqësore, një sinjal pozitiv para fillimit të kampionatit”, ka shkruar media italiane “Tuttosport”? “Për ne, Kenani është një lojtar shumë i rëndësishëm.
Po punojmë me kujdes për minutazhin e tij, në mënyrë që të jetë gati në formën më të mirë. Fakti që nuk ndjen më dhimbje dhe luan i buzëqeshur, i lirë për të shprehur futbollin e tij, na gëzon shumë”, tha Spalletti. Për Zhegrovën? “Sigurisht që goli i sjell kënaqësi çdo futbollisti, por mbi të gjitha ka rëndësi paraqitja.
Nuk mjafton vetëm një asist apo një gol nëse nuk ndihmon skuadrën gjatë gjithë 90 minutave. Golin mund ta shënosh për një minutë, por ndeshja zgjat 96 minuta. Ajo që ka rëndësi është qëndrimi gjatë gjithë ndeshjes. Zhegrova luajti mirë, edhe pse në disa raste humbi topin aty ku mund të kishte bërë zgjedhje më të mira.
Megjithatë, ai tregoi cilësitë e tij në driblime, në vënien në vështirësi të mbrojtësve dhe në goditjet drejt portës. Tani duhet t’i bashkojë të gjitha këto cilësi në një paraqitje të plotë, që ta ndihmojë ekipin të bëhet edhe më i fortë “, tha Spalletti.
