Shpërndaje në: Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, siç ka thënë, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike. “Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Ajo ka thënë se Ministria do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur pronën publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj.
