Nata e dytë e “Etno Fest’-it, valle devolliane, vargje të Fishtës dhe

0%

Nata e dytë nisi me Ansamblin “Devolli” nga Korça me valle tradicionale devolliane, lirizëm, hare, optimizëm e gëzim. Ansamblin e veçonte veshja tradicionale e Shqipërisë së juglindjes ku spikaste orkestra i ansamblit me harmoninë e lojës në instrumente të muzikës tradicionale ku dominonte klarinetë.

Valltare e valltarë të moshës rinore që ishin ngjitur traditës si një garancë vazhdimësie kultivimit të valles devolliane.

Pastaj siç e tha moderatori i festivalit aktori Shpejtim Kastrati nga fustanellat e Devollit rrëfimi i natës së dytë vazhdoi me Xhubletën e veriut përkatësisht me shfaqjen e Armend Balokut sipas Gjergj Fishtës ndër kolosët e letërsisë epike me veprën monumentale “Lahuta e Malësisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Armend Baloku si një balerin që deklamon tekstin epik të Fishtës konstatim i bazuar në koreografinë e theksuar të mizanskenimit të veprimeve fizike që herë – herë akcentonin thënien e Fishtës e nganjëherë sikur e pengonin shprehjen e fuqishme të veprimit foljor duke e dublifikuar atë pa nevojë.

Dukej se aktori ishte përfshirë në përmbajtjen e fuqishme të vargjeve të Fishtës të cilën e deklamonte me eksperesivitet dhe temporitëm dinamik që i përgjigjej rrëfimit sidomos pjesa e trimërisë së Oso Kukës në ballafaqim me cubat e Malit të Zi.

“Lidhnju bashkë si kokrrat në shegë” – doli të ishte mesazh i Fishtës i akcentuar në shfaqje edhe për kohën që po jetojmë aktual edhe përtej rrethanave të luftës.

Deklamimi i Balokut përfillte besnikërisht energjinë e vargut të Fishtës duke e transponuar atë energji besnikërisht në interpretimin e tij, i cili u mirëprit nga mysafirët e shumtë duke i dhënë kështu gjallëri komunikimit me historinë e trishtë të afirmimit kombëtar dhe duke e rikuptimësuar atë.

Mbase kjo është mënyra me që në Kosovë ende zbulohen varreza masive, andaj Oso Kuka e Tringa zgjohen në kujtesën tonë dhe thërrasin për kujdes sado koha kërkon shprehje të reja të patriotizmit si një kontribut ndryshe i përmbajtësimit të jetës dhe raporteve në të qofshin ato edhe me fqinjët e parahatuar në ambicie territoresh siç rrëfen Fishta në “Lahuta e Malësisë”.

Rrëfimit të natës së dytë të edicionit të 16-të “Etno Fest”-it kjo shfaqje i shtoi dozën e adrenalinës kombëtare. Për të vazhduar rrëfimin me Dance Theatre kompani e themeluar nga Gjergj Prevazi.

Shfaqja “Void” (Bosh) me gjuhën e trupit fliste për mungesat përkatësisht boshllëkun si gjendje e terrtë dhe kërkimin e dritës për të dal nga kolapsi si kërcenim final i kësaj gjendjeje bosh sidomos në jetën politike si determinuese e jetës shoqërore me dëshirë që kolapsi mos të përfshijë kulturën.

“Etno Fest” po reziston që kjo gjendje kërcënuese të mos metastazojë në kulturë dhe art që të mos bëhet realitet apo konstantë e gjendjes bosh.

Lëvizjet precize miniaturiale të dyshes së balerinave Katerina Goga dhe Chiara Xoxi rrëfenin me trup apatinë, letargjinë deri në zbrazëti dhe pastaj në përpjekjen për t’i dhënë artit përmbajtje vjen dilema si të mbushet zbrazëtia, apo me çka nëse jo me art.

Shfaqja në secilin veprim jepte kurajë për të eksploruar veten me qëllim që të konstatojmë te vetja fundin e zbrazëtisë për të gjetur pastaj diçka regjeneruese në natyrën e shpërfytyruar njerëzore, aq sa mjafton për të mos e harruar jetën apo identifikuar ndonjë shenjë të mbetur regjeneruese sa për të mos e lënë jetën në boshllëk.

Pas Dance Theatre mysafirët u ngjiten te “Qilimi fluturues i gjyshes” në “Etno Nej” ku nikoqir ishte grupi “NA” dhe DJ Cabo një ndërthurje muzikore e traditës me modernen. “Etno Fest”-i po vazhdon të jetoj përkundër ndotjes akustike që vjen nga tallavaisja këtu në Kukaj.

Burimi: Kallxo