Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, artistja shprehu zhgënjimin për nivelin e komunikimit në platformat sociale, duke theksuar se komentet e tilla janë bërë shqetësuese. “Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH…
Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash”, shkroi Ronela. Foto: Instagram Ajo kritikoi edhe faktin se shumë prej autorëve të këtyre komenteve janë njerëz të rritur, me familje e fëmijë, duke i cilësuar si persona me “mendje të prishur”. “Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur.
Më vjen neveri të lexoj lloj-lloj shembujsh për çdo njeri që është fytyrë publike”, vijoi këngëtarja. Në fund të reagimit, Ronela u bëri thirrje atyre që shpenzojnë kohë duke komentuar negativisht në internet ta përdorin atë energji për të rregulluar jetën dhe punët e tyre.
“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, përfundoi ajo.
