Komuna e Prishtinës shpall konkurs ndërkombëtar për projektimin e

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyetti ka shpallur konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria”. Sipas Ramës, projekti synon zgjerimin dhe riorganizimin e varrezave ekzistuese, me qëllim që të sigurohet një hapësirë dinjitoze për qytetarët e Prishtinës.

Ai ka theksuar se varrezat janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar. “Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet”- ka shkruar Rama, të mërkurën, më .

Burimi: Kallxo