Bajrami: Jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe jam

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje do të kishte kuptim vetëm nëse posti i presidentit i takon LDK-së, duke e cilësuar këtë si garanci për balancimin e pushteteve në vend.

Duke komentuar negociatat mes dy subjekteve politike, Bajrami tha se, nga ajo që ka parë në media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të drejtë po insiston që posti i presidentit t’i takojë partisë së tij. “Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit.

Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo. Sipas Bajramit, oferta që, sipas saj, po bën aktualisht Albin Kurti për përfshirjen e LDK-së në qeveri përmes disa ministrive nuk përbën një garanci afatgjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Por ka edhe marrëveshje të tilla si ajo që po e ofron tani zoti Kurti, me disa pozita në qeveri, të cilat në fakt mund t’i marrë edhe pas disa javësh. Ka edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit, dhe këtë e konsideroj një balancë të pushteteve për Kosovën. Atëherë, natyrisht, do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, deklaroi Bajrami.

Deputetja e zgjedhur theksoi gjithashtu se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke shtuar se mbështet arritjen e një marrëveshjeje politike. “Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje, dhe jam për një marrëveshje të mirë, që është marrëveshje e mirë për Kosovën por edhe për LDK-në”, u shpreh deputetja e zgjedhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com