Real Madridi është shumë afër finalizimit të transferimit të talentit të Leipzigut, Yan Diomande, në një marrëveshje që pritet të bëhet më e madhja në historinë e klubit gjerman. Dy klubet kanë hyrë në fazat përfundimtare të negociatave për transferimin e sulmuesit anësor.
Paketa totale e marrëveshjes, përfshirë bonuset, pritet të jetë mes 130 dhe 140 milionë eurove, ndërsa aktualisht po diskutohet vetëm struktura përfundimtare e pagesës Ende nuk është dhënë drita jeshile për kontrollet mjekësore, por negociatat nuk janë në rrezik dhe marrëveshja konsiderohet shumë pranë finalizimit.
Diomande, i cili së fundmi ishte jashtë fushave për shkak të një infeksioni, është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me skuadrën e Leipzigut në kampin stërvitor në Austri, derisa të përfundojë transferimi te gjiganti spanjoll. Nëse marrëveshja realizohet, 20-vjeçari do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Leipzigut.
Real Madridi e sheh lojtarin si një investim afatgjatë dhe një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. KosovaPress Real Madridi është shumë afër finalizimit të transferimit të talentit të Leipzigut, Yan Diomande, në një marrëveshje që pritet të bëhet më e madhja në historinë e klubit gjerman.
Dy klubet kanë hyrë në fazat përfundimtare të negociatave për transferimin e sulmuesit anësor. Paketa totale e marrëveshjes, përfshirë bonuset, pritet të jetë mes 130 dhe 140 milionë eurove, ndërsa aktualisht po diskutohet vetëm struktura përfundimtare e pagesës Ende nuk është dhënë drita jeshile për kontrollet mjekësore, por negociatat nuk janë në rrezik dhe marrëveshja konsiderohet shumë pranë finalizimit.
Diomande, i cili së fundmi ishte jashtë fushave për shkak të një infeksioni, është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me skuadrën e Leipzigut në kampin stërvitor në Austri, derisa të përfundojë transferimi te gjiganti spanjoll. Nëse marrëveshja realizohet, 20-vjeçari do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Leipzigut.
Real Madridi e sheh lojtarin si një investim afatgjatë dhe një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
