Yan Diomande ka udhëtuar sot drejt Austrisë për të nisur fazën përgatitore me RB Leipzig. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili nuk kishte udhëtuar me grupin në datën e caktuar për shkak të një infeksioni, nisi grumbullimin edhe pse për mediet gjermane RB Leipzig dhe Real Madrid janë edhe më pranë arritjes së një akordi.
Sipas “Sky Deutschland” Diomande shumë shpejt do të niset drejt Spanjës ku në Madrid e pret Real-i për të bërë vizitat mjekësore përpara firmës në kontratën e re. Sipas gazetarëve gjermanë Real-i do të blejë 19-vjeçarin për një shifër rreth 130-140 milionë euro, por për momentin klubi spanjoll ende nuk ka marrë dritën jeshile nga skuadra gjermane për të finalizuar këtë tratativë.
