Real Madridi përgatit goditjen e vitit, 140 milionë euro për talentin

0%

Real Madridi është shumë pranë finalizimit të transferimit të talentit të RB Leipzigut, Yan Diomande, teksa bisedimet mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas gazetarit të Sky Germany, marrëveshja për anësorin nga Bregu i Fildishtë pritet të arrijë një vlerë totale prej 130 deri në 140 milionë euro, nëse përfshihen edhe bonuset e lidhura me paraqitjet dhe objektivat sportive.

Aktualisht, drejtuesit e Real Madridit dhe RB Leipzigut janë duke diskutuar detajet e fundit të kontratës, përfshirë mënyrën e pagesës dhe strukturën financiare të transferimit. Edhe pse palët janë shumë afër arritjes së një akordi përfundimtar, lojtari ende nuk ka marrë lejen për të kryer kontrollet mjekësore.

Trajneri i madrilenëve, Jose Mourinho, synon ta ketë 19-vjeçarin në dispozicion sa më shpejt dhe dëshiron që ai t’i bashkohet ekipit gjatë fazës përgatitore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com