Algjeria shkarkon Petkoviç, bilanci historik nuk “shpëtoi” stolin e zvicerianit Vladimir Petkoviç nuk do të jetë më komisari teknik i Algjerisë. 62-vjeçarit, kontrata e të cilit skadonte në 2028-ën, i është komunikuar mëngjesin e sotëm vendimi për të prishur akordin e firmosur në mars të 2024-ës.
Ky vendim i Federatës Algjeriane të Futbollit ka shtangur sportdashësit pasi 62-vjeçari kishte arritur rrezultate mjaft të mira në pankinën e kombëtares afrikane. Në 33 ndeshje që kishte drejtuar Algjerinë, ish-trajneri i Lazio-s kishtë një mesatare pikësh të grumbulluara të lartë, 2.24 pikë.
