Skandali me produktet e qumështit, Haxhiu: Të tërhiqen menjëherë nga

0%

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për produktet e qumështit, duke thënë se gjetjet tregojnë shkelje serioze dhe se “siguria e ushqimit nuk njeh kompromis”.

Në një reagim publik, Haxhiu theksoi se analizat kanë zbuluar përdorim të qumështit pluhur, vajit të palmës dhe hirrës pa deklarim në etiketë, si dhe përdorim të ujit të destinuar për ujitje në procesin e prodhimit. “Kjo tani nuk është çështje teknike. Kur qytetari paguan për qumësht dhe merr diçka tjetër, ai është mashtruar.

Kur në prodhimin e ushqimit përdoret ujë i papërshtatshëm, nuk flasim më vetëm për etiketë, flasim për shëndetin e qytetarëve” , deklaroi ajo. Haxhiu tha se rasti bëhet edhe më i rëndë duke pasur parasysh se industria e qumështit përfiton subvencione dhe mbështetje financiare nga shteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Shteti merr para nga qytetari dhe pastaj po atij i shitet një produkt që nuk përputhet me deklarimin dhe rrezikon shëndetin e tij. Prandaj llogaridhënia nuk është opsionale” , u shpreh ajo. Sipas saj, janë dëmtuar edhe fermerët që dorëzojnë qumështin pa shtesa dhe presin gjatë për pagesat, ndërsa përmbajtja e produktit zëvendësohet me përbërës më të lirë.

“Në etiketë mbeti emri i fermerit, në produkt nuk mbeti puna e tij” , tha Haxhiu. U.d. presidentja kërkoi masa të menjëhershme ndaj operatorëve që kanë kryer shkelje, duke përfshirë tërheqjen e produkteve nga tregu dhe pezullimin e veprimtarisë së subjekteve që operojnë pa autorizim. “Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu.

Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokuroris ë”, deklaroi ajo. Haxhiu bëri thirrje që kontrollet të mos kufizohen vetëm në sektorin e qumështit, por të shtrihen edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore. “Qytetarët nuk duhet të hamendësojnë se çka ka në gotën apo në pjatën e tyre.

Ata duhet të hanë dhe të pinë atë për të cilën paguajnë”, përfundoi ajo.

Burimi: Bota Sot