Dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas në Leipzig

0%

Dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas në aeroportin e Leipzigut. Bllokim disa orë gjatë natës i aeroportit. Sipas një zëdhënësi të NATO-s, në aeroportin e Lepzigut është eliminuar një dron në afërsi të një avioni ukrainas. Sipas informacioneve nga burime të sigurisë, të publikuara në mëngjes, në dron ishte montuar një mjet shpërthyes me detonator.

Sipas burimeve të sigurisë, Policia Federale Gjermane e ka neutralizuar lëndën shpërthyese, e cila ndërhyri në orët e para të mëngjesit në vendngjarje. Siç del nga një raport konfidencial i policisë për situatën, në pajisje ishte vendosur një “masë e panjohur”, e cila mund të ketë qenë lëndë shpërthyese. Sipas shënimit, në këtë masë ndodhej edhe “një detonator”.

Sipas një zëdhënësi të NATO-s, droni u pikas pranë një avioni ukrainas. Më herët për këtë kishte raportuar edhe gazeta “Bild” Aeroporti Leipzig/Halle ndërpreu trafikun ajror gjatë natës, disa fluturime, përfshirë edhe një avion pasagjerësh, u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e cilësoi ngjarjen si një “incident të lidhur me sigurinë” Dalin në dritë detaje rreth operacionit policor pas incidentit të mbrëmshëm në Aeroportin e Leipzigut. Siç rezulton nga të dhënat e policisë, gjatë zbulimit të objektit ndodhi edhe një incident tjetër.

Sipas raportit, një avion transporti mallrash, i cili nuk mundi të ulej për shkak të bllokimit të aeroportit, u përplas në ajër, në disa qindra metra lartësi pranë aeroportit, me një objekt tjetër. Pasi u ul në një aeroport alternativ në Hanover, policët federalë dokumentuan dëmtime të lehta në pjesën e përparme të avionit.

Policia e Landit të Saksonisë së Poshtme e klasifikon rastin, sipas raportit, si një vepër penale të mundshme që lidhet me sigurinë e shtetit. Më vonë, edhe Ministria Federale e Brendshme e konfirmoi incidentin.

Një zëdhënës i kompanisë DHL deklaroi gjithashtu se një avion i kompanisë ishte përplasur me një “objekt” Aeroporti i Leipzigut konsiderohet një nyje e rëndësishme për transportin e materialeve ushtarake, edhe në kuadër të luftës në Ukrainë.

Vetëm dy vjet më parë aeroporti për pak i shpëtoi një katastrofe: një pako në një qendër logjistike të DHL-së, e cila ishte nisur drejt Britanisë së Madhe, mori flakë ende pa u ngarkuar për transport. Hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një operacion të shërbimeve sekrete ruse.

Aktualisht, në Lituani, pesë persona të dyshuar si anëtarë të këtij rrjeti të dyshuar sabotimi po përballen me gjykimin. /DW/.

Burimi: Telegrafi