Mashtronin të huajt se do të rifitonin paratë e humbura në “Call

0%

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe moskallëzim krimi.

Hetimet për këtë procedim penal kanë nisur në vitin 2025, pas zbulimit të aktivitetit të paligjshëm “call center” në një ambient në rrugën Zalli, në Selitë. Gjatë kontrollit të kryer nga autoritetet në katin e dytë të objektit, u gjetën të akuzuarit së bashku me persona të tjerë, teksa kryenin telefonata në poste pune.

Sipas njoftimit të Prokurorisë shtetasit K.S. dhe F.K. merreshin me rekrutimin e punonjësve dhe u shpjegonin atyre skemën e punës, e cila bazohej në bindjen e shtetasve të huaj për të rimarrë paratë e humbura nga investime të mëparshme. Për këtë veprimtari, dy organizatorët K.S. dhe F.K. do të gjykohen për “Mashtrim kompjuterik”, ndërsa shtetasi E.A. për “Moskallëzim krimi”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).

Hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre. Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanë humbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara.

Më pas klienteve iu linte takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K. Sa më sipër u bë arrestimi i shtetasve K.S. dhe F.K., dhe dërgimi në gjyq i tyre për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’.

Burimi: Telegrafi