Kurti jep lajmin për urën e re në Mitrovicë: Punimet po ecin sipas

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që do të lidhë Zhabarin me Gushacin. Sipas Kurtit, projekti synon të rrisë sigurinë, të përmirësojë qarkullimin e qytetarëve dhe të lehtësojë qasjen e institucioneve të rendit në të dyja anët e lumit.

Ura do të ketë gjatësi prej 65 metrash dhe gjerësi prej 22.5 metrash, me katër korsi qarkullimi, ndërsa projekti përfshin edhe dy rrethrrotullime, një segment rrugor prej 500 metrash dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Ibër. Kurti ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se ura pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Postimi i plotë: Në Mitrovicë pamë nga afër punimet në projektin për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që do të lidhë Zhabarin me Gushacin, e cila do të rrisë sigurinë dhe do t’u mundësojë organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo përbën një investim të rëndësishëm infrastrukturor, i cili do të përmirësojë ndërlidhjen e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Ura është projektuar me gjatësi prej 65 metrash dhe gjerësi prej 22.5 metrash, me katër korsi qarkullimi me nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metrash, në të dyja anët.

Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, si dhe të një segmenti rrugor me gjatësi prej 500 metrash. Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrash dhe gjerësi prej 47 metrash, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës përreth.

Punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe me ritmin aktual ura pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Burimi: Bota Sot