Vetëm 18 vjeç dhe 2.29 metra i gjatë, talenti australian që synon të

0%

Jongkuch Mach po cilësohet si një nga talentet më premtues të basketbollit botëror. Australiani është vetëm 18 vjeç, por spikat jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për gjatësinë e jashtëzakonshme prej 2.29 metrash. Mach nisi të luante basketboll vetëm në moshën 14-vjeçare, pasi më parë pasioni i tij ishte futbolli. “Jam detyruar të luaj basketboll pasi isha shumë i gjatë.

Por tani e dua këtë sport. Më jep shumë kënaqësi” , është shprehur ai. Analisti i draftit të NBA-së, Nick Kalinowski, e ka cilësuar australianin si një nga talentet më interesante në botë. Pavarësisht shtatlartësisë, Mach vlerësohet për lëvizshmërinë dhe aftësinë për të dominuar në të dyja anët e parketit.

Idhulli i tij është ylli francez Victor Wembanyama, me të cilin shpreson të luajë një ditë në NBA. “Të jem i sinqertë, jam edhe më i gjatë se ai. Por ai është gjigant. Së bashku do të ishim të pandalshëm”, k a deklaruar talenti australian. Mach ka marrë tashmë tri oferta nga kolegje amerikane dhe objektivi i tij është të shpallet pjesë e draftit të NBA-së në vitin 2028.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse rritet edhe tre centimetra të tjerë, ai mund të bëhet basketbollisti më i gjatë në historinë e NBA-së.

Burimi: Bota Sot