Deco në Madrid për Julian Alvarez

0%

Deco në Madrid për Julian Alvarez! Barcelona po intensifikon përpjekjet për transferimin e Julian Alvarez. Drejtori sportiv Deco ka udhëtuar në Madrid së bashku me Joao Amaral, ku pritet të zhvillojë një takim me agjentin e sulmuesit argjentinas, Fernando Hidalgo.

Pavarësisht se Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë lojtarin, Barça beson se dëshira e Alvarez për t’u larguar mund të ndihmojë në realizimin e marrëveshjes. Hansi Flick e konsideron 26-vjeçarin përforcimin ideal për repartin ofensiv.

Burimi: Bota Sot