Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Silver Mersula, i cili dyshohet për veprën penale “Grabitja”. Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në Gjakovë. Sinjali mësoi se i dyshuari është Silver Mersula , ndërsa viktimë në këtë rast është A.
M, rreth 24-vjeçar. Sipas Prokurorisë, rreth orës , tek hyrja e banesës së viktimës, i dyshuari i është afruar 24-vjeçarit dhe, nën kërcënimin e një thike, i ka kërkuar paratë që kishte me vete. Fillimisht viktima i ka dorëzuar 20 euro, ndërsa pas kanosjeve të vazhdueshme është detyruar t’ia japë edhe 30 euro të tjera.
Kur 24-vjeçari ka tentuar të largohej, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për qafe, por ai ka arritur të lirohet dhe të ikë. Në ato momente ka ndërhyrë një dëshmitare, e cila e ka penguar të dyshuarin.
Para se të largohej, ai dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me fjalët: “ Ti ke me e pagu shtrejt këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon .” Pas raportimit të rastit në Polici, Silver Mersula ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë në arrati, derisa u arrestua pas veprimeve operative të zyrtarëve policorë.
Ekskluzive | Grabitje te dera e banesës në Gjakovë – kushëriri ia vuri thikën në bark dhe ia mori 50 euro Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
