Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Lipjan. Policia njofton se i dyshuari fillimisht kishte tentuar ta sulmojë fizikisht personin, i cili ndodhej në veturë. Më pas, kur viktima kishte tentuar të largohej, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së tij. “Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
