Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej tre centësh për litër, krahasuar me një ditë më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i lejuar i naftës për ditën e mërkurë do të jetë 1.77 euro për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me një ditë më parë.
Çmimi maksimal i benzinës do të jetë 1.50 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.60 euro për litër. Lëvizjet e çmimeve të derivateve në Kosovë pasojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës, të cilat gjatë muajve të fundit janë ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
