Numri i personave të vrarë nga sulmet ruse gjatë natës është rritur në 17, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Më herët ishte raportuar për 15 viktima, prej të cilëve 14 në rajonin e gjerë të Kievit dhe një në kryeqytet.
Në reagimin e tij të parë pas sulmeve, Zelensky bëri të ditur se 44 persona të tjerë janë plagosur nga ajo që e cilësoi si një “goditje të rëndë” shkruajnw mediat ndwrkombwtare. Presidenti ukrainas foli më pas për mungesën e sistemeve të mbrojtjes ajrore, me të cilën po përballet vendi i tij.
“Raketat për interceptimin e raketave balistike do të mund t’ua shpëtonin jetën personave që u vranë sot. Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë se vonesat në furnizimin me to, apo mungesa e gatishmërisë për të ofruar sisteme kundër raketave balistike, çojnë drejtpërdrejt në viktima dhe shkatërrime kaq të tmerrshme”, deklaroi Zelensky shkruan Telergafi. Kyiv.
A Russian missile attack on the city using a cluster munition. Such a strike is designed to kill as many civilians as possible in a metropolis of three million people. It serves no military purpose. pic.twitter.com/zoOwUTrJbT — Денис Казанський (@den_kazansky) August 5, 2026 Ai shtoi se sulmet kishin shënjestruar në mënyrë të veçantë “biznese civile”.
Pamjet e publikuara gjatë natës treguan, mes objekteve të tjera të goditura, edhe një depo të një supermarketi të përfshirë nga zjarri. Sulmet ruse me raketa godasin Kievin, të paktën 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi gjithsej 143 raketa dhe dronë gjatë sulmit.
Në mesin e tyre ishin 24 raketa balistike të llojit Iskander-M dhe S-400, katër raketa kundër anijeve Zircon dhe Onyx, si dhe 115 dronë sulmues Shahed dhe dronë të përdorur si mjete mashtruese. Russian ballistic missile and drone strikes on Kyiv overnight heavily damaged multiple civilian logistics sites.
Rozetka’s main warehouse in Brovary (Ukraine’s largest online retailer) was destroyed, and a Nova Poshta branch in Kyiv’s Obolon district was nearly leveled. pic.twitter.com/I6tENs1i9I — Clash Report (@clashreport) August 5, 2026 Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi ose neutralizoi në mënyrë elektronike 98 dronë.
Megjithatë, sipas raportit, asnjëra nga 28 raketat e lëshuara nuk u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Raketat dhe dronët goditën 26 lokacione, ndërsa mbetjet e mjeteve të rrëzuara ranë në gjashtë zona të tjera. Sulmi vazhdoi deri rreth orës të mëngjesit..
