SKLLAV I DASHURISË

0%

Nga: Bryan Ferry (albumi Boys and Girls , 1985) Përktheu: Agron Shala Thuaji asaj se do të jem duke pritur Në vendin e zakonshëm Me të lodhurit e të rraskapiturit Dhe se nuk ka asnjë rrugëdalje Të kesh nevojë për një grua Duhet ta dish Se si të fortët bëhen të dobët Dhe të pasurit bëhen të varfër Skllav i dashurisë Oh, skllav i dashurisë Ti vrapon me mua Mos e prek tokën Jemi zemër që s’gjen prehje Jo të lidhur me zinxhirë e të prangosur Qielli po digjet Një det flakësh Edhe pse bota jote po ndryshon Unë do të mbetem i njëjti Skllav i dashurisë Oh, skllav i dashurisë Skllav i dashurisë Dhe nuk mund t’i shpëtoj, jam skllav i dashurisë A mund të më ndihmosh?

Oh, a mund të më ndihmosh? Stuhia po shpërthen Ose të paktën kështu duket Jemi tepër të rinj për të arsyetuar Tepër të rritur për të ëndërruar Tani pranvera po e kthen Fytyrën tënde drejt fytyrës sime Mund ta dëgjoj të qeshurën tënde Mund ta shoh buzëqeshjen tënde Skllav i dashurisë Skllav i dashurisë Dhe nuk mund t’i shpëtoj Jam skllav i dashurisë

Burimi: Telegrafi