Rrugës prej Trieshit për në Podgoricë, pas Kukulit të Ledinës, në Jutet e vetmuara qëndronte një shtëpi e vogël, por shumë e përmendur në Malësi. Ajo ishte shtëpia e Gjelosh Shabit, i cili kishte jetuar më shumë se një shekull. Gjeloshi ishte i biri i Shaba Gilës, që në Malësinë tonë kishte qenë njëri prej burrave më të nderuar.
Çdo udhëtar që kalonte këtë rrugë të vështirë mendonte për ndihmën e parë që mund të merrte në rast nevoje në shtëpinë e këtij burri fisnik të maleve tona. Për çdo farë nevoje, udhëtarët – sidomos ata trieshianë – ishin të sigurt se për çfarëdo nevoje do të mirëpriteshin në këtë shtëpi bujare.
Në valën e mërgimeve të Malësisë të viteve ’70, shumica e djemve dhe bijave të Gjelosh Shabit u larguan nga vendlindja, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Njëri prej tyre ishte edhe Leka i Gjelosh Shabit, i cili në diasporë, e tani edhe në vendlindje, njihet me emrin Lek Gjolaj. Me këtë burrë malësor shqiptar u njoha para 50 vjetësh.
Në takimin e parë, gjatë shkëmbimit të mendimeve për çështje të ndryshme, më la përshtypje se është atdhetar i vërtetë. Dallonte nga disa të tjerë ngase ishte shumë i përkushtuar vendlindjes së tij, Luharit, dhe Malësisë. Leka kishte imigruar në New York para 57 vjetësh, duke filluar punë të zakonshme, ashtu siç fillonin shumica e shqiptarëve në fillim.
Kishte qëndruar shumë korrekt dhe i fuqishëm në punë dhe, pas disa vjetësh, kishte hapur biznesin e tij në një prej qendrave më të njohura të Manhattanit në New York, afër Universitetit prestigjioz amerikan Columbia. Përveç biznesit të mirë l, Leka u njoh me ajkën akademike të universitetit në fjalë, duke fituar dituri dhe kulturë pune.
Shumica e punëtorëve të Lekës gjithmonë kanë qenë dhe janë shqiptarë. Emri i këtij atdhetari humanist është i njohur në diasporë dhe në Malësi. Veprat dhe kontributet e tij për të mirën e vendlindjes kishin filluar pothuajse një gjysmë shekulli më parë, kur kishte kontribuar një sasi të madhe fondesh për rregullimin e ujësjellësit të Luharit.
Leka vizitonte vazhdimisht vendlindjen dhe Malësinë. Në jetën kombëtare, fetare dhe shoqërore në New York është shumë aktiv. Kontributet e Lekës kanë qenë gjithmonë humaniste dhe kombëtare. Ky trim fisnik i Malësisë e ka ruajtur bashkimin dhe ekzistencën e kësaj shoqate. Lokali (restauranti) i Lekës prej shumë vitesh është qendër e madhe.
Është si një “parlament i vogël i Malësisë” në New York. Këtë lokal e frekuentojnë shumë intelektualë, pedagogë dhe aktivistë politikë nga trevat tona atje në vendlindje. Të interesuarit për çështje kombëtare qëndrojnë në lokalin e Lekës disa herë edhe orë pas mesnate. Për Lekën, sipas një shumice bashkatdhetarësh, jeta kishte ato vështirësi të veta.
Lek Gjolaj para pothuajse 10 vjetësh humbi gruan Marinë në moshë relativisht të re. Por familjet e mira i kapërcejnë edhe këto vështirësi. Lekës iu gjetën pranë në këtë tragjedi dy djemtë e tij, Gjoni dhe Antoni. Ata qëndruan pranë nënës së tyre deri në minutat e fundit.
Këta pinjollë të dalluar të familjes së Gjelosh Shabit janë edukuar në frymën e traditës familjare, kombëtare, fetare dhe shoqërore. Ky katund (Jutet)i mirënjohur i Malësisë, gjatë pushtimeve romake, sllave dhe osmane, qëndroi i papushtuar për mijëra vjet.
Leka qysh në fëmijëri e ndiente mungesën e një kishe, duke e mbajtur në shpirt dhe në kokë realizimin e këtij tempulli fetar e kombëtar. Vërteton mirë autoktoninë tonë në atë rajon që, siç e dijmë, është bërë problem mes Komunës Tuzi dhe Podgoricës. Mbase Zoti e ka thirrur një vepër të tillë në kufirin shqiptaro-malazez.
Sllavo-malazezët nuk duhet të kenë frikë nga autoriteti shumë i nderuar Monsinjor Rrok Gjonlleshaj, më lart nga institucionet fetare shqiptare. Sipas burimeve të sigurta, Kryeipeshkvi Gjonlleshaj i dha Lekës udhëzimet për ndërtimin e kësaj që dikur do të bëhet edhe fanull.
Këtu bëjnë pjesë edhe Patër Mirashi Marinaj, ngase i është gjetur pranë Lek Gjolajt, ku bën pjesë edhe Anton Perkaj, bashkëvendas i Lekës. Shqiptarët e Luharit u dalluan kudo që shkuan për të jetuar. Ata kryen studime universitare në Tiranë, në Prishtinë, ku edhe shërbyen me sinqeritet.
Si mos të flasim për Nikollë Perkajn, i cili në moshë të shtyrë la familjen në Amerikë dhe iu bashkangjit UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës. Lek Gjolaj emeri juaj nuk do të harrohet kurrë në Malësinë tonë!
