Alec Baldwin i sugjeroi me shaka gruas Hilaria një fëmijë tjetër,

0%

Aktori i Hollywoodit, Alec Baldwin, bëri shaka me bashkëshorten e tij, Hilaria Baldwin, në një video të publikuar në Instagram, duke i kërkuar që të bënte edhe një fëmijë.

Fillimisht Hilaria, e ulur pranë tij buzë pishinës, bën sikur thotë: “Do të bëja gjithçka për ty”, por kur Alec i përgjigjet me buzëqeshje: “Më lind edhe një fëmijë”, shprehja e saj ndryshon menjëherë nga e lumtur në e habitur, ajo shtyn kamerën dhe largohet. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë komente.

Foto: Instagram Çifti është i martuar që nga viti 2012 dhe kanë shtatë fëmijë, ndërsa Alec ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme me Kim Basinger. Në një intervistë për revistën People në shkurt 2025, ata pranuan se kishin diskutuar mundësinë për të pasur edhe një fëmijë, por nuk besojnë se do të ndodhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Foto: Instagram Alec tha me humor se herë pas here i rikthehet dëshira për një bebe tjetër, derisa Hilaria u shpreh se trupi i saj është shumë i lodhur për një shtatzëni tjetër. Alec tha se, megjithëse dikur imagjinonte një jetë luksoze, sot kalon kohën duke ndërruar pelena dhe nuk do ta ndryshonte jetën e tij familjare për asgjë.

Familja Baldwin është gjithashtu në qendër të emisionit televiziv ‘The Baldwins’, i cili ndjek jetën e tyre të përditshme me shtatë fëmijë dhe gjashtë kafshë shtëpiake.

Burimi: Telegrafi