Varka merr flakë, shpëtohen mbi 170 migrantë që ia kishin mësyrë nga

0%

Më shumë se 170 persona janë shpëtuar gjatë një operacioni të madh në Kanalin Anglez, pasi varka me të cilën po tentonin të kalonin nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar u përfshi nga zjarri dhe filloi të shpërbëhej.

Sipas autoriteteve franceze, motori i varkës u përfshi nga flakët derisa ajo ndodhej ende në zonën franceze të kërkim-shpëtimit, duke i detyruar pasagjerët të hidheshin në ujë. Në operacion morën pjesë ekipet franceze të shpëtimit, një helikopter i marinës, ekipe mjekësore, si dhe forcat britanike të Rojës Kufitare.

Nga 157 personat e shpëtuar, 103 u nxorën nga ekipet franceze, ndërsa 54 nga ekipet britanike. Të gjithë u dërguan në portin e Boulogne-sur-Mer për ndihmë mjekësore, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Varka ishte nisur rreth orës nga fshati Veules-les-Roses në Normandi dhe ishte monitoruar nga shërbimet franceze të shpëtimit që nga nisja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë paralajmëruar se kalimet me varka të vogla dhe të mbingarkuara në Kanalin Anglez mbeten shumë të rrezikshme. Numri mesatar i personave në këto mjete është rritur nga 26 në vitin 2021 në rreth 65 këtë vit. Megjithatë, ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka bërë të ditur se ka pasur një rënie të ndjeshme të kalimeve të suksesshme drejt Britanisë.

Sipas tij, rreth 10 mijë migrantë kanë arritur të kalojnë Kanalin këtë vit, krahasuar me 24 mijë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i kalimeve të suksesshme ka rënë në 160 këtë vit, nga 413 sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në muajt e fundit, Franca dhe Britania kanë forcuar kontrollet përgjatë bregdetit verior francez përmes patrullimeve dhe teknologjive të reja kundër kontrabandistëve që përdorin të ashtuquajturat “taxi boats”. Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 14 persona kanë humbur jetën këtë vit duke tentuar kalimin e Kanalit Anglez, ndërsa vitin e kaluar numri i viktimave ishte të paktën 29.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com