Man City i pagoi 55 milionë euro vitin e kaluar – tani po e dërgojnë

0%

Tijjani Reijnders mund të largohet nga Manchester City vetëm një vit pas transferimit të tij nga Milani, pavarësisht se klubi anglez pagoi 55 milionë euro për shërbimet e mesfushorit holandez.

Sipas Daily Mail, Reijnders është një nga lojtarët që mund të largohet këtë verë dhe destinacioni i mundshëm mund të jetë Nottingham Forest, skuadër që sezonin e kaluar e përfundoi Ligën Premier në vendin e 16-të. Një transferim i tillë do të ishte befasues, duke marrë parasysh investimin që bëri Manchester City për ta sjellë lojtarin nga Milani.

Reijnders mund të kalojë te Forest për një shumë që raportohet të jetë rreth gjysma e asaj që Man City shpenzoi për të. Interesimi mes dy klubeve vjen në një periudhë kur Manchester City realizoi edhe një transferim të madh me Nottingham Forestin, duke paguar rreth 135 milionë euro për mesfushorin Elliot Anderson.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reijnders iu bashkua Man Cityt verën e kaluar si një nga përforcimet kryesore të Pep Guardiolës pas largimit të Kevin De Bruyne, por nuk arriti të përsëriste paraqitjet që kishte bërë te Milani. Në sezonin e tij të parë në Angli, 28-vjeçari zhvilloi 50 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 8 asistime.

Kjo paraqitje ishte më e dobët krahasuar me sezonin e fundit te Milani, ku Reijnders realizoi 15 gola në të gjitha kompeticionet dhe u konsiderua një nga mesfushorët më të mirë në Serie A. Reijnders është gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Holandës.

Ai ka zhvilluar 35 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola për përfaqësuesen, ndërsa ishte pjesë e skuadrës holandeze në Kupën e Botës së fundit.

Burimi: Telegrafi