Kurti dhe Abdixhiku hyjnë në Kuvend për zhbllokimin e situatës

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës drejt Kuvendit, ku do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti, para nisjes drejt Kuvendit, ka thënë se në takim do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. ​Pak para takimit me Abdixhikun, Kurti: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje Në takim, Kurti shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton Telegrafi.

Ndërkohë, Abdixhiku ka mbërritur në Kuvend së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Takimi është paralajmëruar të nisë në orën dhe vjen pas ftesës së Kurtit drejtuar partive opozitare për të diskutuar zhvillimet politike dhe hapat për konstituimin e institucioneve të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut zhvillohet në një kohë kur partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi