Leon Pohls nuk do të prezantohet te Sherif Tiraspol sipas raportimit të fundit. “Shkodra Sport” zbulon se portieri ka hasur probleme në vizitat mjekësore, për këtë edhe është rikthyer në Shkodër. Kuqeblutë shtanget pas këtij zhvillimi, duke qenë se kishin llogaritur të fitonin nga shitja e tij. Pohls ndërkohë me shumë gjasa nuk do të qëndrojë te Vllaznia.
Ishte vetë këmbëngulja e tij për t’u larguar, pavarësisht se ishte nën kontratë. Kështu edhe e la ekipin e Martinit në moment të vështirë para ndeshjes me Malishevën në Europë. Vllaznia po ashtu edhe ka një pasues për portën. Bëhet fjalë për Miso Dubljaniç nga Mali i ZI.
