Debutim “ëndrrash” për Eraldo Çinarin

0%

Eraldo Çinari ka bërë debutimin e tij me ekipin e Jeju-s në ndeshjen miqësore që koreanët zhvilluan përballë Bayern Munich, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kjo sfidë përfundoi në favor të bavarezëve me rezultatin 1-2.

Anësori i djathtë u aktivizua që prej minutës së parë duke lënë një impakt pozitiv, teksa në fushë qëndroi për 46 minuta për t’i lënë vendin shokut të skuadrës, Park Chang-Jun. 29-vjeçari kaloi tek koreanët si futbollist i lirë, pas përvojës së fundit me Al-Jabalain në Arabinë Saudite.

Në “CV”-në e tij tejet të pasur, Çinari ka spikatur gjithashtu me armenët e Noah, Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas, në Superiore me Partizanin dhe Vllazninë. Një tjetër eksperiencë e vyer për sulmuesin shkodran vlen të thuhet edhe ajo në Superligën turke me Samsunspor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket “palmarit” të trofeve, Çinari numëron dy të tillë me Partizanin, një titull kampion në sezonin 2018/19 dhe Superkupën e Shqipërisë, 2019/20. Ndërsa me armenët e Noah, shkodrani ka mundur të fitojë, titullin dhe Kupën.

Burimi: Bota Sot