Juventusi nuk e ka tërhequr nga tregon Edon Zhegrovën – por mungojnë

0%

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për reprezentuesin e Kosovës, por aktualisht nuk ka asnjë të tillë.

Sipas Tuttomercato, “Zonja e Vjetër” nuk e konsideron Zhegrovën si pjesë kyçe të projektit të trajnerit Luciano Spalletti, ndonëse deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për 27-vjeçarin. Aktualisht, Zhegrova ndodhet me skuadrën e Juventusit në turneun parasezonal në Azi, ku po përgatitet për sezonin e ri.

Megjithatë, e ardhmja e tij në Torino mbetet e pasigurt dhe nuk përjashtohet një transferim para mbylljes së afatit kalimtar. Sulmuesi kosovar nuk arriti të bindë në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi. Ai pati pak hapësira në formacion dhe e mbylli edicionin pa shënuar asnjë gol apo asistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në total, Zhegrova regjistroi vetëm 525 minuta në të gjitha garat, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjeve. Zhegrova iu bashkua Juventusit në verën e kaluar nga Lille për 15.5 milionë euro, ndërsa ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2030.

Mbetet të shihet nëse gjatë javëve në vazhdim do të ketë interes konkret për yllin kosovar, i cili synon të gjejë një ambient ku do të ketë më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm në fushë.

Burimi: Telegrafi