Mesfushori brazilian Casemiro ka ndarë një histori interesante nga koha kur luante përkrah Cristiano Ronaldos, duke treguar se ylli portugez kishte një intuitë të jashtëzakonshme para ndeshjeve. Sipas Casemiros, Ronaldo shpesh e paralajmëronte se do të ishte një ditë e madhe për të. ” Cristiano më thoshte: ‘Case, sot do të jetë një ditë e jashtëzakonshme’. Unë e pyesja: ‘Pse?’.
Ai më përgjigjej: ‘E ndiej erën e golave’. Ishte diçka e çmendur”, k a rrëfyer Casemiro. Deklarata e brazilianit dëshmon edhe një herë vetëbesimin dhe mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldos, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar qindra gola dhe është konsideruar një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
