Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

0%

Lëvizja Revolta ka njoftuar se më 6 gusht, duke filluar nga ora , do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të lëvizjes, protesta organizohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Organizatorët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Kjo nuk është çështje partiake.

Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu” , thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot