Mastantuono pranë Fiorentinës, largohet nga Real Madridi

0%

Franco Mastantuono është shumë pranë largimit nga Real Madridi, me Fiorentinën që po avancon me hapa të shpejtë për ta transferuar talentin argjentinas. Palët janë afër arritjes së marrëveshjes, ndërsa i vetmi detaj që mbetet për t’u zgjidhur lidhet me pagën e lojtarit.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori ofensiv pritet të kalojë te klubi italian në formë huazimi, ndërsa Fiorentina synon të përfshijë edhe një të drejtë blerjeje në marrëveshje. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi preferon një huazim të thjeshtë, pasi dëshiron të ruajë kontrollin mbi të ardhmen e 19-vjeçarit.

Fiorentina beson se Mastantuono mund të ketë hapësirën ideale për t’u zhvilluar në Serie A, ndërsa negociatat mes klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot