Street Party Prishtina rikthehet edhe këtë verë për të sjellë energjinë, muzikën dhe atmosferën unike që e kanë shndërruar në një nga ngjarjet më të dashura urbane në kryeqytet. Për 10 orë pa ndërprerje, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga artistë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe aktivitete artistike e kreative përgjatë gjithë ditës.
Line Up i këtij edicioni është Jetoni, Luk, Neritani, Adriani, Labaresha, Luna Skye. Edicioni VII i Street Party Prishtina mbahet më 8 gusht, nga ora deri në , në rrugën “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla. Hyrja është falas.
Eventi organizohet nga NXT LVL Events & Entertainment, me mbështetje të WinMusic Freedom nën patronatin e Komunës së Prishtinës, me mbështetjen e lokaleve të Kafeve të Vogla. Falënderojmë për mbështetjen: Ricoh, SachPizza, Birra Peja, Rugove, Smirnoff, Gordon’s, Don Julio, Telegrafi dhe Shigi Studio.
