Legjenda e Real Madridit e godet ashpër Mourinhon

0%

Rikthimi i Jose Mourinhos në bankinën e Real Madridit vazhdon t’i ndajë opinionet. Një nga zërat kritikë është ai i legjendës së klubit madrilen, Jorge Valdano, i cili i ka shprehur hapur dyshimet e tij për vendimin e drejtuesve të “Los Blancos”. “Nuk e kuptoj arsyen e rikthimit të tij.

Mendoj se cikli i Mourinhos te Real Madridi kishte përfunduar vite më parë”, u shpreh Valdano për “A Bola”, duke e vënë në pikëpyetje zgjedhjen e klubit për t’ia besuar sërish bankinën trajnerit portugez.

Sipas ish-drejtorit sportiv dhe ish-futbollistit të Real Madridit, futbolli ka ndryshuar shumë që nga periudha e parë e Mourinhos në Madrid dhe klubi kishte nevojë për një profil tjetër trajneri. Megjithatë, Valdano e pranoi se Mourinho mbetet një trajner me përvojë të jashtëzakonshme dhe fitues, por shtoi se kjo nuk mjafton për ta justifikuar rikthimin e tij në “Santiago Bernabéu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e Valdanos pritet ta ndezin edhe më shumë debatin në Spanjë, në një kohë kur Mourinho e ka nisur punën për ndërtimin e Real Madridit të ri, të cilin synon ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit evropian.

Burimi: Bota Sot