300 milionë euro shpenzime nuk mjaftojnë, Chelsea gati ta aktivizojë

0%

Chelsea po përgatit transferimin e fundit të madh të kësaj vere, pasi trajneri Xabi Alonso ka identifikuar një nga portierët më të mirë në botë si “pjesën që mungon” për kompletimin e skuadrës. Ka qenë një afat kalimtar shumë aktiv për drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge, me një numër të madh përforcimesh që kanë çuar shpenzimet totale të klubit në rreth 300 milionë funte.

Morgan Rogers u bë lojtari britanik më i shtrenjtë në histori pas transferimit nga Aston Villa për 117 milionë euro, ndërsa Chelsea ka investuar gjithashtu shifra të mëdha për lojtarë si Maxence Lacroix (52 milionë euro), Marco Palestra (43 milionë euro), Geovany Quenda (40 milionë euro) dhe Valentin Barco (34 milionë euro).

Në fillim të afatit kalimtar, mosha mesatare e skuadrës së Chelseat ishte vetëm 23.6 vjeç. Klubi nuk kishte asnjë futbollist mbi moshën 30-vjeçare, por kjo ndryshoi pas afrimeve të Jordan Henderson dhe Danny Welbeck.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ende pa filluar sezoni, magjistari i njohur ganez parashikon kush do ta fitojë Ligën Premier Tani duket se Chelsea është gati të shtojë edhe një tjetër lojtar me eksperiencë në skuadër, pasi portieri i Portos, Diogo Costa, është lidhur fuqishëm me një transferim te klubi londinez.

Costa, i cili ka zhvilluar mbi 250 paraqitje për Porton dhe ka 48 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, është identifikuar nga Xabi Alonso si “pjesa e fundit e mozaikut”, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo. Në fakt, Chelsea është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e largimit të portierit prej 60 milionë eurosh para fillimit të sezonit të ri.

Robert Sanchez u konsolidua si portieri i parë i klubit sezonin e kaluar, por për një kohë të gjatë pozita e portierit në ‘Stamford Bridge’ është konsideruar si një pikë e dobët. Për këtë arsye, ardhja e Diogo Costas do të mirëpritej nga shumë tifozë të Chelseat, të cilët besojnë se portugezi mund të jetë zgjidhja afatgjatë në portë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi