Analizë e Data4X, cilët sektorë po e formësojnë ekonominë e Kosovës?

0%

Kompania Data4x në një analizë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 ka treguar se cilët sektorë e formësojnë ekonominë e Kosovës. Data4x në një postim në Facebook shkruan se të dhënat janë analizuar në disa dimensione të ekonomisë.

“Në analizën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, kemi grupuar dhe harmonizuar të dhëna nga disa institucione dhe burime, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës dhe pasqyrat financiare të bizneseve.

Të dhënat janë analizuar në disa dimensione të ekonomisë: qarkullimi, punësimi, pagat, eksportet dhe importet, kreditimi, produktiviteti, përqendrimi i tregut dhe zhvillimi i sektorëve ndër vite”, thuhet në postim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Data4x thekson se përmes kësaj qasjeje kanë identifikuar sektorët me peshën më të madhe në ekonomi, ata që po gjenerojnë rritje, industritë që po krijojnë më shumë vende pune dhe fushat ku po shfaqen sinjale të ngadalësimit. Analiza paraqet një pasqyrë të strukturuar të zhvillimeve kryesore ekonomike dhe të rolit që sektorë të ndryshëm po luajnë në formësimin e ekonomisë së Kosovës.

Data4X përmbledh katër gjetje kryesore nga analiza e tyre për ekonominë e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 2026. Punësimi u rrit më shpejt se qarkullimi Qarkullimi u rrit me 1.3%. Punësimi u rrit me 5.6%. Pagat u rritën me 17%. Kjo tregon se bizneset kanë shtuar numrin e punëtorëve dhe kanë rritur pagat më shpejt sesa janë rritur të hyrat e tyre.

Kjo mund të nënkuptojë presion më të madh mbi kostot e bizneseve. 336 kompani dominojnë ekonominë Vetëm 336 kompani gjenerojnë 40% të qarkullimit të të gjitha bizneseve. Po ashtu përbëjnë 56% të kredive afariste. Shërbimet moderne digjitale janë sektori me rritjen më të madhe Sektori është rritur me 196% që nga viti 2018. Ka realizuar rreth 610 milionë euro eksporte.

Përbën 6.1% të importeve. Kjo nënkupton se teknologjia, IT-ja dhe shërbimet digjitale po bëhen një ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në Kosovë. Tregtia dhe ndërtimtaria po tkurren Këto dy industri përbëjnë 54% të ekonomisë, por sipas analizës së Data4X pesha ose ritmi i tyre i rritjes po bie. Data4X po ashtu ka prezantuar edhe rritjen e kompanive që nga viti 2018.

Akomodimi, arti dhe shërbimet tjera 321% Është sektori me rritjen më të madhe. Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik në këtë sektor është rreth 3.2 herë më i madh se në vitin 2018. Shërbimet moderne digjitale 296% IT-ja, zhvillimi i softuerëve, shërbimet online dhe aktivitetet e ngjashme janë rritur pothuajse tre herë krahasuar me vitin 2018.

Industria përpunuese 273% Fabrikat dhe prodhimi kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Energjia 253% Sektori energjetik ka pasur zgjerim mbi mesataren. Ndërtimtaria dhe patundshmëria 245% Edhe pse vazhdon të jetë një sektor shumë i madh, ritmi i rritjes ka qenë më i moderuar. Transporti dhe logjistika 237% Afër mesatares së vendit. Sektorët tjerë 218% Kanë mbetur nën mesataren kombëtare.

Tregtia me shumicë dhe pakicë 207% Është sektori me rritjen më të ulët në këtë krahasim.

Burimi: Telegrafi