Shëndriti nxjerr videon, ‘kapet mat’ nga Selin në mes të natës

0%

Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me energji dhe muzikë të mirë në Zone Club, ku DJ Gimbo dhuroi një performancë elektrizuese për të gjithë të pranishmit. Mirëpo, vëmendjen kryesore e mori mbështetja e veçantë që ai mori nga njerëzit e tij më të afërt.

Për ta shoqëruar dhe për të shijuar natën pranë tij ishin miqtë e tij nga përvoja e përbashkët në Big Brother VIP Albania — Shendriti, Egi, Xhodi — si dhe partnerja e tij, Selin Bollati. Gjatë gjithë natës, grupi nuk hezitoi të ndante me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga atmosfera që u krijua gjatë performancës si DJ të Gimbos. Megjithatë, momentet nuk përfunduan brenda klubit.

Teksa po ktheheshin nga “Zone”, Shendriti, i cili ndodhej në të njëjtën makinë me DJ Gimbon, ka ndarë një video mjaft komike në Instagram Story. Në makinën paralelisht me ta ndodhej partnerja e Gimbos, Selin, së bashku me dy ish-banoret e tjera, Egin dhe Xhodin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me humorin që e karakterizon, Shendriti e shoqëroi videon me mbishkrimin e natyrshëm e të qeshur: “U kapa mat nga shoqja ime por Gimbua vendosi ta shtypi basin”, duke treguar edhe një herë kiminë e mirë dhe raportet e ngrohta që ruajnë me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të formatit.

Burimi: Bota Sot