Vrasja e influenceres gjatë transmetimit live, arrestohet pjesëtari i

0%

Një anëtar i një karteli meksikan është arrestuar nën dyshimin se ka urdhëruar vrasje të veçanta ndaj një ‘influencere’ 23-vjeçare dhe një ish-kryetari komune, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.

Ramon Angel Alvarez Ayala, pjesëtar i Kartelit Jalisco New Generation, u arrestua nga autoritetet meksikane më shumë se një vit pasi Valeria Marquez u qëllua për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt nga salloni i saj i bukurisë në maj të vitit 2025.

Në një konferencë për media një ditë pas arrestimit të Alvarez Ayala-s, sekretari meksikan për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve, Omar Garcia Harfuch, e lidhi atë me vrasjen e influenceres, sipas gazetës meksikane Milenio. Garcia Harfuch tha se anëtarët e grupit kriminal të Alvarez Ayala-s vepruan me urdhër të tij për ta vrarë Marquezin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vajza kishte qenë më parë në lidhje me djalin e Alvarez Ayala-s, Francisco, sipas raportimeve. Garcia Harfuch pretendoi se Francisco kishte pasur një “marrëdhënie romantike” me Marquezin dhe tha se ai “e kishte kërcënuar në disa raste”. Francisco është i dyshuari kryesor në këtë rast.

Burimi: Telegrafi