Bernardo Silva: Kur më kërkoi Real Madridi, nuk hezitova

0%

Bernardo Silva ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re te Real Madridi. Pas një karriere të mbushur me suksese, veçanërisht me fanellën e Manchester City, mesfushori portugez zgjodhi të hapë një kapitull të ri duke u transferuar këtë verë te “Los Blancos”, pavarësisht se në vitet e fundit ishte lidhur shpesh edhe me Barcelonën.

Lojtari 31-vjeçar zhvilloi stërvitjen e parë nën drejtimin e José Mourinhos dhe në ditën e debutimit në Valdebebas foli për emocionet e tij në një intervistë për “Marca”: “Kur Real Madridi më kontaktoi, ishte e pamundur të thoja jo. Nuk e mendova as për një sekondë përgjigjen pozitive”.

Portugezi foli për magjinë e klubit madrilen: “Pasi e ke përballuar Real Madridin shumë herë si kundërshtar, kupton sa speciale është të jesh këtu dhe sa mbresëlënës është ‘Santiago Bernabéu’ si stadium”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi edhe afërsinë me vendlindjen si një faktor të rëndësishëm: “Të jem pranë njerëzve të mi, afër Portugalisë dhe në një vend me kulturë shumë të ngjashme, është patjetër avantazh”. Në fund shtoi: “Të realizoj ëndrrën për të luajtur me atë që konsideroj klubin më të madh të historisë së futbollit është një privilegj i jashtëzakonshëm.

Një fjalë që e përshkruan më së miri Real Madridin? TROFE . Mourinho? Kemi qenë kundërshtarë disa herë… dhe tani jemi në të njëjtën anë. Jam shumë i lumtur, sepse ai është një trajner që do të thotë shumë për futbollin portugez. Jam shumë i lumtur që do ta nis këtë rrugëtim dhe do të mësoj prej tij”.

Burimi: Bota Sot