Tërmet në Itali, epiqendra pranë Pizës

0%

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit goditi Toskanën këtë mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji. Tërmeti u regjistrua në orën të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte shtatë kilometra në perëndim të Pizës, në një zonë afër bregdetit, dhe fokusi ishte në një thellësi prej tetë kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë nga banorët e Pizës dhe Livornos dhe pjesëve përreth Toskanës. Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje edhe në Valdera, në bregdet dhe në zonën e Versilias. Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Burimi: Telegrafi