Egnatia do të përballet sonte me Shamrock Rovers, e vlefshme për raundin e 3-të në Europa League. Të besuarit e Nevil Dedes do kërkojnë të befasojnë ekipin irlandez, ndonëse në “letër” nuk jep shumë shpresë. Nëse i referohemi historisë, skuadrat shqiptare nuk kanë humbur kurrë ndaj atyre të Iralandës në Kupat e Europës. Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë.
Precedenti i parë përkon me sezonin 2003-2004, raundi i parë në Champions League. Dinamo mposhti 1 – 0 Shamrock Rovers në Tiranë, ndërsa sfida e parë në transfertë kishte përfundar 0:0. Rasti i dytë koecidon me edicionin 2004-2005, raundi i parë kualifikues i Champions League. Tirana arriti të kualifikohej më tej, pas fitores 3 – 2 në “Qemal Stafa” kundrejt Shelbourne.
Takimi në Irlandë ishte mbyllur 0 :0..