Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina pritet shumë shpejt të prezantohet te skuadra e tij e re. Celina tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq, pas largimit si “lojtar i lirë” nga AIK-u. Megjithatë, prezantimi i futbollistit nuk po bëhet që një kohë të gjatë. Edhe pse lojtari kosovar ka luajtur edhe disa ndeshje miqësore me skuadrën arabe.
Asnjë imazh të futbollistit nga stërvitja në faqen zyrtare të klubit arab nuk janë shfaqur – duke bërë konfuz shumë tifozë. Për Celinën ishte interesuar edhe skuadra turke, Bursaspor, por ai vendosi të luante në Arabi dhe këto ditë pritet edhe prezantimi.
