Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Kapet një nga personat më të

0%

Është konfirmuar raportimi eksluziv i Gazetës Sinjali lidhur me kapjen e një personi të kërkuar nga organet e rendit, i cili është ndaluar nga Policia Kufitare pas verifikimeve të kryera në pikën kufitare Muqivercë Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Egzon B. Reshanin, rreth 34-vjeçar nga Prizreni.

Ekskluzive | Kapet një nga personat e shumë kërkuar nga Policia – ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste Ai është ndaluar gjatë kontrollit të dokumentacionit, ku është konstatuar se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kërkohet Egzon Reshani, i dyshuar për “vrasje në tentativë” në Prizren Pas konfirmimit të urdhër-arresteve, Policia Kufitare ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren, i cili ka marrë në dorëzim personin e ndaluar për procedurat e mëtejshme ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Eduard Kuzhnini në pranga – Egzon Reshani në arrati edhe për tentim vrasje Sipas burimeve të Sinjalit, Reshani kërkohej për ekzekutim të vendimeve gjyqësore, si dhe në lidhje me një rast kanosjeje ndaj Kryeprokurorit të Prizrenit. Egzon Reshani s’i ndalë kërcënimet nga arratia, merret edhe me redaksinë Sinjali: Grat jau q*fsha n’p…

Ndaj tij do të vazhdojnë procedurat në përputhje me urdhëresat në fuqi. Ekskluzive: Ky është rasti i tentim vrasjes për të cilin kërkohet Egzon Reshani, i përfshirë edhe në fajde Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com