Vinicius e do kontratën e re me Realin

0%

Arsenali po vazhdon ta monitorojë situatën e Vinicius Junior, por ndërkohë sulmuesi brazilian është gati t’i rifillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Real Madridin. Sipas asaj që raporton “BBC”, kontaktet mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit madrilen pritet të rifillojnë këtë javë.

“Los Blancos” dëshirojnë ta mbajnë brazilianin, ndërsa synimi është të gjendet një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Në të njëjtën kohë, Arsenali mbetet vigjilent dhe po e ndjek nga afër situatën. Klubi anglez dëshiron të përfitojë në rast se negociatat mes Viniciusit dhe Realit nuk arrijnë në një pikë të përbashkët.

Vinicius është një nga objektivat më të mëdhenj të “Topçinjve”, të cilët e shohin brazilianin si një përforcim të jashtëzakonshëm për repartin ofanziv. Megjithatë, prioriteti i futbollistit aktualisht mbetet vazhdimi i aventurës në “Santiago Bernabeu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E ardhmja e 26-vjeçarit pritet të qartësohet në ditët në vazhdim, pasi vazhdimi i kontratës me “Mbretërit” ose një ofertë konkrete nga Anglia mund ta përcaktojë hapin e radhës në karrierën e tij.

Burimi: Bota Sot